Dyshimi për mjet shpërthyes: Dëshmitarët thonë se një person me mjekër la në Qendrën Tregtare një çantë që nga ora 15:00

Prishtina

Dyshimi për mjet shpërthyes: Dëshmitarët thonë se një person me mjekër la në Qendrën Tregtare një çantë që nga ora 15:00

Më: 6 maj 2021 Në ora: 23:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dëshmitarët e Qendrës Tregtare në Zonën Industriale, në të cilën dyshohet për mjet shpërthyes, kanë rrëfyer në kushte anonimiteti se një person me mjekër rreth orës 15.00 kishte lënë një çantë brenda hapësirave të këtij objekti.

Sipas tyre, nuk dihej se ç’kishte brenda saj, ndërsa dyshimet për mjet shpërthyes erdhën kur personi në fjalë, as pas shtatë orësh nuk është kthyer për ta tërhequr çantën për të cilën tashmë policia është alarmuar dhe po punon në zbardhjen e këtij rasti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industriale në Prishtinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin’, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat