Kryetarja e Komitetit Lokal për Siguri Publike, pjesë e listës së Aleancës në Prishtinë

Prishtina

Kryetarja e Komitetit Lokal për Siguri Publike, pjesë e listës së Aleancës në Prishtinë

Më: 10 maj 2021 Në ora: 13:26
Violeta Hasani dhe Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës Daut Haradinaj ka vazhduar prezantimin e kandidateve për asamble komunale në Prishtinë.

Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar Violeta Hasani, kryetare e Komitetit Lokal për Siguri Publike “Qendër” Prishtinë nga viti 2014.

Njoftimi i plotë:

Listës fituese së Prishtinës ju bashkua edhe aktivistja e palodhshme ndër vite në qendrën e këtij qyteti, Violeta Hasani, Kryetare e Komitetit Lokal për Siguri Publike “Qendër” Prishtinë nga viti 2014.

Angazhimi i Violetës në interesin e komunitetit do jetë edhe më i fuqishëm në qeverisjen e ardhshme që pritet të jetë në këtë vjeshtë.
Na priftë e mbara e nderuar Violeta, suksese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat