Daut Haradinaj vjen me një kërkesë ndaj Komunës së Prishtinës

Prishtina

Daut Haradinaj vjen me një kërkesë ndaj Komunës së Prishtinës

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 13:08
Komuna e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj punimeve të cilat po ndodhin në pjesë të kryeqytetit për të cilat ka thënë se nuk janë sipas standardeve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka bërë kërkesë publike institucioneve komunale që të reagojnë urgjentisht për të ndal degradimin në secilën lagje.

“Shtrirja e lirë e kabllove elektike në rrugë të asfaltuar, është një tregues se projektet në Kryeqytet nuk po implementohen sipas standardave, me kanale kabllovike, gypa dhe puseta.

Komuna e Prishtinës duhet urgjentisht të reagojë tek punëkryesit dhe ta ndalojë degradimin që po ndodh në secilën lagje të Prishtinës”, ka shkruar Daut Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat