Haradinaj: Jam zgjedhja më e mirë për Prishtinën

Prishtina

Haradinaj: Jam zgjedhja më e mirë për Prishtinën

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 20:29
Daut Haradinaj

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, premton se po ti jepet besimi do ta përparoj kryeqytetin.

Sipas Haradinajt, ky ka fuqinë e vendimmarrjes, ndryshe nga kunder-kandidatët e tij, për të cilët tha se ka respekt.

Megjithatë, Haradinaj, kujtoi Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, projektin e Badovcit i cili i ishte anuluar, ndërkaq emrit të përfolur nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitisë, i kujton dy raste të cilat i quajti afera, atë të vetëvrasjes së një të riu në konvikte  kur ato shërbenin si karantinë, e atë për barnat me disa kompani me të cilat sipas tij kishte lidhje, ndërkaq fjalë negative nuk kishte për Uran Ismailin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Për prishtinasit premton spitalin regjional, investime në lagjet që i quajti të harruara, e kërcënoi me bojkot në taksa nëse vazhdon të mbetet i pazgjidhur problemi i pronarëve me dekada që nuk ju lejohet ndërtimi në pronat e tyre.

Ndërkaq për ata që blejnë produkte bujqësore në fshatrat e kryeqendrës zotohet se do i liroj nga tatimi komunal.

Ndërkohë, ky thotë se imazhi agresiv për të që ishte krijuar si pasojë e shpifjeve të kundërshtarëve e që lidhet me haraqin e kazinot, ka nisë të ndryshohet pasi po dalin të vërtetat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat