​Punëtori tregon detaje për zjarrin në Komunën e Prishtinës

Prishtina

​Punëtori tregon detaje për zjarrin në Komunën e Prishtinës

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 18:44
Ilustrim

Si pasojë e djegies së disa kabllove të rrymës sot ka shpërthyer zjarri afër objektit të ri të Komunës së Prishtinës. Për shkak të pasigurisë u evakuan edhe punëtorët, derisa nuk ka pasur të lënduar. KosovaPress ka qëndruar në vendngjarje, ku u panë ekipet e KEDS për ta sanuar dëmin e shkaktuar.

Punëtori i sigurimeve “Rojet e Nderit” Xhavit Gashi tregon detaje për KosovaPress për këtë incident. Ai thotë se me intervenimin e tyre është bërë fikja e zjarrit dhe evakuimi i punëtorëve.

Gashi: Kemi fikur zjarrin me kohë, s’ka pasur të lënduar

“Ka ndodhur një rast zjarri këtu afër komunës së Prishtinës, me të marrë lajmin ne menjëherë kemi marrë me intervenuar ne sigurimi dhe kemi bërë fikjen e zjarrit...kanë qenë disa kablla të rrymës që kanë mundur me pas pasoja por ne kemi ndërhyrë shumë shpejtë dhe kemi ndal zjarrin...kemi evaku stafin e komunës shumë shpejtë... nuk ka pas asnjë të lënduar”, tha ai.

Lidhur me këtë shpërthim të zjarrit njoftoi edhe komuna e Prishtinës.

“Ju informojnë se zjarri është vënë nën kontroll dhe shuar. Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës. Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat