Drejtori komunal në Prishtinë flet për betejën e tij me kancerin, kur ishte 16 vjeç

Prishtina

Drejtori komunal në Prishtinë flet për betejën e tij me kancerin, kur ishte 16 vjeç

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 10:46
Adrian Berisha

Drejtori i Kulturës në komunën e Prishtinës, Adrian Berisha ka treguar për luftën që kishte pasur me kancerin, kur kishte qenë vetëm 16-vjeçar.

Berisha në një shkrim në Facebook tha se kur ishte diagnostikuar me kancer, iu ishte shuar ëndrra e tij për të luajtur futboll.

Ai thotë se megjithatë, ia kishte dalë ta mposhte këtë sëmundje.

“E di shume mire se si mund te ndihen femijet, te cilëve u kumtohet lajmi se vuajnë prej nje prej sëmundjeve me te renda qe njeh njerëzimi. E di shume mire se si eshte me u friku, me humb shpresen dhe me pa njerëzit ma te dashur rreth teje me lutje e merzi per ty.  Une isha nje prej qindra e mijera fëmijëve te botes qe luftojnë me kancerin cdo vit. Por ia dola. Me ndihmen e familjareve, profesionisteve mjekësor dhe me deshiren e madhe per me vazhdu jeten. Po, andrra per futboll u shua. Por jo edhe vullneti per jeten. Dhe dhimbja u shendrru ne motiv per me punu, edhe per Adrianin si femije por edhe per femijet e tjere si Adriani”, thotë ai.

“Sonte ndezem dritat e Bibliotekes Kombetare, duke iu bashkuar si Komune thirrjes per solidarizim me femijet e prekur nga kanceri. Muaji shtator eshte edhe muji i ndërgjegjësimit per kancerin tek femijet.  Ajo qe dua te ju them krejt femijeve te cilët po perballen me kete semundje, eshte kjo:  Nuk jeni vetem. Dhe semundja, jo domosdo eshte fundi.  Mos u dorezoni! ?”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat