Haradinaj: Hajvalia e zhvilluar është prioritet i imi

Prishtina

Haradinaj: Hajvalia e zhvilluar është prioritet i imi

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 19:38
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë Hajvalisë me 20 mijë banorë i duhet me urgjencë infrastrukturë moderne, si çerdhja e fëmijëve, zgjerimi i rrugës nacionale Veternik – Hajvali, kolektori i ujërave të zeza dhe një shkollë në lagjen “Katundi”.

Po ashtu, sipas Haradinajt duhet të përmbushet zotimi i Komunës për renovimin e Shtëpisë së Kulturës si dhe krijimi i një nënstacioni policor, si nevojë imediate e sigurisë.

Postimi në Facebook:

Hajvalisë me 20 mijë banorë i duhet me urgjencë infrastrukturë moderne, si çerdhja e fëmijëve, zgjerimi i rrugës nacionale Veternik - Hajvali, kolektori i ujërave të zeza dhe një shkollë në lagjen "Katundi". Po ashtu, duhet të përmbushet zotimi i Komunës për renovimin e Shtëpisë së Kulturës si dhe krijimi i një nënstacioni policor, si nevojë imediate e sigurisë.

Duke qenë se Hajvalia ndërlidhet me Marigona Hill, lagjen Royal dhe liqenin e Badovcit, është e domosdoshme të ndërtohen shtigje të ecjes dhe të instalohet ndriçimi publik.

#eparaPrishtina

#punamarë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat