Kandidatët për kryetarë premtojnë ditë të mira për Prishtinën

Prishtina

Kandidatët për kryetarë premtojnë ditë të mira për Prishtinën

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 21:07
Pamje nga fushata

Kandidatët për kryetarë të komunës së Prishtinës, po vazhdojnë fushatën e tyre për t’i bindur kryeqytetasit që të votojnë për ta.

Uran Ismaili, pretendenti nga Partia Demokratike e Kosovës, të premten është takuar me banorët në Dardani e Lakrishtë, ku i ka nënshkruar disa premtime që synon t’i realizojë për këto dy lagje.

Në terren ka dalë edhe Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që vizitoi një kompani nga e cila tha se ushqimet  vendore duhet të njihen ndërkombëtarisht.

Zotime për sportin, në fushën e KF Ramiz Sadikut, dha Gëzim Mehmeti i Aleancës Kosova e Re.

Ndërkaq që përballje të planprogrameve me kundërkandidatët ka kërkuar Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në fushatë ende nuk ka nisur të dalë, Arben Vitia, i Lëvizjes Vetëvendosje, meqë deri tash mbante postin e ministrit të shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat