Dy lagjet e Prishtinës që sot nuk do të kenë ujë

Prishtina

Dy lagjet e Prishtinës që sot nuk do të kenë ujë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 07:30
Ilustrim

Kompania Ujësjellësi Regjional “Prishtina” ka njoftuar se so në lagjen e ‘Muhaxhirëve’ dhe lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Sipas Ujësjellësit Regjional, reduktimet janë rrjedhojë e punimeve që do të kryhen në terren, përkatësisht ndërrimin e një gypi të ujit.

“Gjatë ditës së nesërme, 2 tetor 2021 (e shtunë) duke filluar nga ora 10:00-18:00 do të realizohen punime teknike në infrastrukturë, konkretisht do të ndërrohet gypi i ujit AC fi 350 mm, dhe do të vendoset gyp i ri.

Përgjatë punimeve, ne jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për dy lagje të Prishtinës: Lagjja e “Muhaxhirëve” dhe lagjja ”Bregu i Diellit“’, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat