Komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19

Prishtina

Komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka 389 raste aktive me koronavirus.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, kryeqyteti vazhdon të prijë sa i përket numrin të rasteve aktive.

Komuna e dytë pas Prishtinës është Prizreni me 192, ndërkaq Mitrovica është e treta me 143 raste aktive me COVID-19.

Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë janë regjistruar 4 raste të vdekjes e 56 raste pozitive me COVID-19.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 2,330.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat