Mehmeti i AKR-së: Sondazhet në mediat tona janë të porositura, do i dematojmë

Prishtina

Mehmeti i AKR-së: Sondazhet në mediat tona janë të porositura, do i dematojmë

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 10:31
Gëzim Mehmeti

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti thotë se ka marrë mbështetje të fuqishme edhe në Barilevë, ku është zotuar se do të ndërtojë ura të reja, fusha sportive, do të riorganizojë varrezat dhe do të vendos linja të reja të transportit publik bazuar në kërkesat e banorëve.

Mehmeti ka shkruar në rrjetin social Facebook se Barileva njihet për tradita, njerëz të arsimuar dhe punëtorë të zellshëm në shumë fusha, sidomos në sektorin e bujqësisë për të cilin u zotua se do të ndaj 6 milionë euro buxhet vjetor.

Mehmeti po ashtu tha se sondazhet në media janë të porositura.

“Çdo ditë e më shumë po e shohim se sondazhet në mediat tona janë të porositura, praktikë e njohur siç ndodhi në vitin 2017 ku AKR-ja në Prishtinë i demantoi të gjitha siç do ta bëjë edhe më fuqishëm kësaj here. Punën që e kemi realizuar për thuajse 4 vite, nuk e ka bërë askush në 17 vitet e kaluara”, tha Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat