Komuna e Prishtinës fillon që të jap vërtetime për qytetarët që janë diagnostikuar me COVID-19

Prishtina

Komuna e Prishtinës fillon që të jap vërtetime për qytetarët që janë diagnostikuar me COVID-19

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 10:32
Prishtina

Komuna e Prishtinës ka filluar që të jap vërtetime për qytetarët të cilët kanë qenë të diagnostikuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një shkrimi në “facebook”.

“Me vendim të Nënkryetarit të Prishtinës, z. Muhedin Nushi, kemi filluar dhënien e vërtetimeve për qytetarët të cilët kanë qenë të diagnostikuar me COVID–19. Për detajet, shihni njoftimin si më poshtë:

#prishtina”, ka shkruar Ahmeti.

Në njoftim bëhet e ditur se vërtetimi vlenë për personat të cilët kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19 180 ditët e fundit para publikimit të këtij njoftimi.

Vërtetimi mund të merret në objektin e ri të Komunës sëe Prishtinës, në Arbëri.

Ndërkohë që komuna nuk merr përgjegjësi nëse emri juaj nuk figuron në listën zyrtare të dërguar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat