​Mbyllet vendvotimi në "Faik Konica"

Prishtina

​Mbyllet vendvotimi në "Faik Konica"

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Në orën 19:00 është mbyllur qendra e vendvotimit në shkollën fillore "Faik Konica" në Prishtinë.

Menaxherja e kësaj pike, Jehona Oruqi tha për KosovaPress se në këtë vendvotim kanë votuar 44.87 përqind e votuesve, derisa shtoi se gjithçka është përmbyllur me sukses dhe pa ndonjë incident.

Oruqi: Gjithçka është përmbyllur me sukses

"Gjithçka është përmbyllur me sukses, tash nga fillimi kur ka filluar procesi, ka vazhduar ashtu siç ka qenë e paraparë... qendra jonë ka 7411 votues, deri tani kanë votuar 3852, apo 44.87 përqind", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat