​Mbahet edicioni i katërt në Kosovë i projektit “LEAPin Prishtina 2021”

Prishtina

​Mbahet edicioni i katërt në Kosovë i projektit “LEAPin Prishtina 2021”

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Organizata ndërkombëtare “Leadership Development Association Balkan”- (LDA Balkan), po mban edicionin e katërt të projektit “LEAPin Prishtina 2021”. Organizata e shtrirë në pesë vende të Ballkanit Perëndimor dhe në më shumë se 30 komuna të Kosovës, po synon fuqizimin e të rinjve dhe rritjen e potencialit.

LDA Balkan është një rrjet rinor që krijon integrim përmes bashkëpunimit dhe avancim përmes koordinimit. 

Drejtori ekzekutiv i “LDA Ballkan” i degës në Kosovë, Qëndrim Hoxha në konferencën e organizuar të shtunën, ka thënë se ky është viti i pestë kur po organizohet kjo ngjarjen dhe viti i katërt që po mbahet në Kosovë. 

Hoxha: Rinia e vendeve të ballkanit më në fund është e bashkuar 

“Është viti i katërt që ne si LDA po organizojmë një ngjarje të tillë në vendin tonë. Ndërsa, është viti i pestë që ajo po organizohet. Padyshim se kësaj pune të madhe që është bërë ndër vite i ka pri një angazhim dhe përkushtim që e kemi realizuar bashkërisht me gjithë anëtarët e LDA-së, për çka i falënderojë për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin që kanë bërë. LDA nisi si një degë e vetme në Tiranë, e themeluar nga Marilo Meta, dhe më pas e zhvilluam në pesë shtete. Tashmë kufijtë që na ndajnë kanë mbetur vetëm një procedurë administrative, sepse rinia e vendeve të ballkanit më në fund është bashkuar”, ka thënë ai.

Marilo Meta, i cili është themelues i “LDA Balkan” u shpreh se tashmë kanë filluar disa partneritete evropiane, ku së shpejti presin që kjo organizatë të përfaqësojë trevat shqiptare në Kombet e Bashkuara. 

Meta: Kosova është pjesë e kësaj ngjarje evropiane 

“Jam tej mase i entuziazmuar që shoh që ky event, kjo ngjarje multidiciplinare e nisur në Kroaci, me mbështetjen e Bashkimit Evropian vjen edhe në Kosovë. Ka vite që vjen edhe në Kosovë dhe gjithmonë bëhet më e fuqishme. Përgëzoj Qëndrim Hoxhën dhe ekipin e tij që nuk e lan Kosovën që të mos ishte pjesë e këtij eventi dhe kësaj ngjarje evropiane”, u shpreh ai. 

Menaxheri i projektit “LEAPin Prishtina”, Sedat Baraliu tha se në këtë konferencë në botë ftohet sipërmarrës të suksesshëm, që përmes historisë së tyre motivojnë të rinjtë. 

Baraliu: Nga ky vit i kemi edhe tri shtete të tjera që përfaqësohen shqiptarët 

“Kosova së bashku me Shqipërinë kanë qenë pjesë e “LEAPin” të Zagrebit. Ku ka marrë pjesë me disa përfaqësues me disa të rinj. Ndërsa, nga ky vit i kemi edhe tri shtete të tjera, ku përfaqësohen edhe shqiptarët, Mali i Zi, Maqedoninë e Veriut dhe luginën, ku do të marrin pjesë në këto “LEAPin”. Historitë e suksesit janë të rëndësishme për shkak se përmes këtyre historive të rinjtë mësojnë dhe motivohen për të vazhduar në të ardhmen”, ka thënë ai. 

Shkëlqim Tahiraj, i cili është anëtar i organizatës LDA ka dhënë mesazh sensibilizues lidhur me vaksinimin në Kosovë, duke theksuar se është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e komunitetit. 

Tahiraj: Në Kosovë janë vaksinuar 870 mijë qytetarë 

“Deri në këto momente, në Republikën e Kosovës janë vaksinuar 870 mijë qytetarë. Ku përmes vaksinimit ne kemi shumë benefite. Benifiti primar është përforcimi i imunitetit të organizimit përmes krijimit të anti-trupave. Mandej, probabiliteti për vdekshmërinë nga COVID-19. Si dhe integrimi në shoqëri përsëri. Gjatë fazës së parë të vaksinimit janë vaksinuar 54 mijë qytetarë, përkatësisht 3 për qind e popullatës. Në fazën e dytë 306 mijë qytetarë, 17 për qind e popullatës. Ndërsa, tani jemi në fazën e tretë të vaksinimit ku synohet vlera 900 mijë me një qëllim që të mbulohet edhe 1,2 miliardë, rreth 70 për qind e popullatës ”, ka thënë ai. 

E, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj para të rinjve theksoi se këto aktivitete u mundësojnë që të zhvillohen si shoqëri. Ai shtoi se rinia e Kosovës është e jashtëzakonshme, e cila po e tregon talentin e saj çdo ditë nëpër botë. 

Zogaj: Rinisë po i bëhet padrejtësi me izolimin  

“Mësoni sa më shumë që të jetë e mundur, angazhoheni në procese edhe politike edhe shoqërore edhe ekonomike. Sepse është shumë e rëndësishme të rinjtë të angazhohen në procese zhvillimore për vendin. Veproni, sepse veprimi sjell zhvillim. Pa vepruar nuk mund të zhvillojmë as vetveten e as vendin tonë. E kësisoj arrijmë të progresi që është në fund të këtij akronimi të bukur.... Të rinjtë e Kosovës eksportojnë shërbimet e tyre dhe produktet e tyre jashtë vendit dhe gjithashtu po tregojnë talent edhe në shkencë. Dhe krejt kjo pavarësisht izolimit aktual në të cilin ne gjendemi. Konsideroj që është sa i papranueshëm aq edhe i pashpjegueshëm në vitin 2022 që po hyjmë tash. Kjo është një prej padrejtësive më të madhe që po i bëhet shoqërisë tonë, por rinisë në veçanti”, ka thënë ai. 

Në edicionin e katërt që po mbahet në Kosovë, drejtori i Departamentit për Rini në MKRS, Xhevat Bajrami u zotua se janë të përkushtuar për mbështetjen e të rinjve në kuadër të politikave që zhvillojnë. 

E deputetët Armend Zemaj dhe Elmi Reçica theksuan se në komisionet parlamentare përkatëse janë të përkushtuar për hartimin e politikave për fuqizimin e rinjve. /Sh.Pajaziti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat