Ajri në Prishtinë sonte, i pashëndetshëm

Prishtina

Ajri në Prishtinë sonte, i pashëndetshëm

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 19:56
Ilustrim

Cilësia e ajrit në Prishtinë aktualisht është shumë e pashëndetshme për grupet e ndjeshme.

Këtu hyjnë fëmijët, pleqtë dhe ata që kanë sëmundje me frymëmarrje. Për këta persona rekomandohet që të evitojnë daljet jashtë. Kështu tregojnë të dhënat e matësve të Ambasadës së SHBA’së në Kosovë.

Indeksi i ndotjes në këtë matës në orën 10:00 ka arritur në AQI 144.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat