Rama: Me ekipin do ta transformojmë Prishtinën në qytet të përjetimeve

Prishtina

Rama: Me ekipin do ta transformojmë Prishtinën në qytet të përjetimeve

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 15:54
Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar emrat e drejtorëve, në përjashtim atë të kulturës.

Rama në konferencën për medie, tha se personat e zgjedhur në drejtoritë përkatëse janë profesionistë dhe me përvojë adekuate për të udhëhequr drejtorinë të cilën iu është besuar. Ai nënvizoi se me drejtorët e rinj do të punojnë për ta transformuar Prishtinën në një qytet të pastër e të përjetimeve.

Alban Zogaj nënkryetar, Donjeta Sahatçiu nënkryetare, Abrër Sdiku drejto i Urbanizimit, Mimoza Sylejmani drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të qëndrueshëm, Krenar Xhaferi drejtor i investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, Besianë Musmurati drejtoreshë e Arsimit, Doruntinë Maloku drejtoreshë e pronës, Ilikrik Musliu drejtor i Shërbimeve Publike, granit Rugova drejtor i Sportit, Donat Lushaku drejtor i Kadastrit, Adelinë Sahiti drejtoreshë e Mirëqenies Sociale, Izet Sdiku drejtor i Shëndetësisë, Valbona Makolli drejtoresha e financave, Florian Dushi, drejtor i Inspeksionit, Plator i Gërdovcit, drejtor i Zhvillimit Rural, Donika Çeta drejtoreshë e parqeve, Bersant Beka drejtor i Administratës

Rama:Me ekipin do ta transformojmë Prishtinën në qytet të përjetimeve

“Kam kënaqësinë të prezantojë ekipin tim të drejtorëve që kam përzgjedhur për transformimin e Prishtinës. Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe pritjen e cila ka qenë për qëllimin më të mirë për të përzgjedhur njerëzit më profesionistë dhe me përvojën më adekuate për të udhëhequr drejtoritë përkatëse në përputhje me qëllimin dhe vizionin tonë për transformimin e qytetit. Falënderoj partnerët e koalicionit dhe uroj sukses gjithë drejtorëve në rrugëtimin tonë të përbashkët për transformimin e Prishtinës në një qytet praktik, të pastër dhe në një qytet të përjetimeve. Ditët në vijim do të prezantojmë edhe drejtorin e Kulturës”, tha Rama

Rama tha se pavarësisht nevojës do të ketë edhe shtim të drejtorive.

Rama:Për këtë jemi në analiza të drejtorive ose të nevojave

“Për këtë jemi në analiza të drejtorive ose të nevojave, e kemi pa që na duhet me pas edhe një drejtori që është e dedikuar për rini dhe një drejtori që është e dedikuar për aspektin e ‘Smart City’ apo të ‘Qytetit të Mençur’, drejtori që duhet të jetë e dedikuar edhe për biznes dhe në lidhshmëri edhe nga jashtë pra diasporë. Jemi duke shqyrtuar edhe aspektin e sigurisë sepse qentë endacakë për shembull janë një problem shumë i madh, ndoshta do t’iu dedikohet një drejtori e saktë, dhe janë gjëra që jemi duke i diskutuar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat