Inspeksioni rrënon mbindërtimet në Dardani, Rama: Qytetarët të heqin dorë nga ndërtimi që nuk përkon me ligjin

Prishtina

Inspeksioni rrënon mbindërtimet në Dardani, Rama: Qytetarët të heqin dorë nga ndërtimi që nuk përkon me ligjin

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 10:08
Inspeksioni rrënon mbindërtimet në Dardani

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë marrë masa për rrënimin e punimeve të mbindërtimeve që po zhvilloheshin në hapësirat e një objekti kolektiv në lagjen Dardania. Ndërkohë ka apeluar qytetarët që të heqin dorë nga çdo lloj ndërtimi që nuk përkon me ligjin.

Rama ka shkruar në Facebook se kanë ndërmarrë masa menjëherë pas raportimit për zhvillimin e mbindërtimeve.

“Drejtoria e Inspeksionit, pas njoftimit për mbindërtimet që po zhvilloheshin në hapësirat e një objekti kolektiv në lagjen Dardania, ndërmori menjëherë masa për rrënimin e punimeve.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që të heqin dorë nga çdo lloj ndërtimi që nuk përkon me ligjin.

Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve me organet e komunës është jetik për transformimin e Prishtinës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat