Intervenohet në rrjetin e ujësjellësit, disa zona në kryeqytet mbesin pa ujë

Prishtina

Intervenohet në rrjetin e ujësjellësit, disa zona në kryeqytet mbesin pa ujë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se disa zona në kryeqytet do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 10:00-17:00.

“Ekipet teknike gjatë ditës së sotme do të intervenojnë në rrjet, në një pusetë ( në ujëmatës zonal)  në lagjen” Tophane ” në Prishtinë”.

“Si rrjedhojë e këtij intervenimi pa ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00-17:00 do të mbesin:

Një pjesë e lagjes Tophane, rruga” Lidhja e Prizrenit”, rruga” Lidhja e Lezhës”, rruga” Sami Plakolli” ,rruga” Ilir Konushevci” dhe disa rrugica në afërsi të zonave”, njofton KRU “Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat