​Komuna e Prishtinës i përgjigjet dyshimeve të VV-së për keqpërdorimin e parasë publike

Prishtina

​Komuna e Prishtinës i përgjigjet dyshimeve të VV-së për keqpërdorimin e parasë publike

Më: 25 mars 2022 Në ora: 21:35
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë drejtuar Policisë së Kosovës për hetim të komunës për një aktivitet të dyshimtë ekonomik, që përfshin edhe keqpërdorimin e parasë publike, gjegjësisht, për licencimin e operatorëve ekonomik për organizimin e transportit taxi të udhëtarëve me vetura elektrike, ka njoftuar se vendimi në fjalë është marrë pak para ardhjes së administratës së re qeverisëse.

Qeverisja e re lokale menjëherë ka kërkuar auditim të jashtëzakonshëm lidhur me rastin në fjalë dhe është në pritje të rezultateve të auditimit.

Kështu thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna thotë se sa i përket organeve të hetuesisë, janë të hapur ndaj çdo kërkese që organet e rendit mund të kenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat