Erërat e forta rrëzojë lisin edhe në rrugën afër Muzeut në Prishtinë

Prishtina

Erërat e forta rrëzojë lisin edhe në rrugën afër Muzeut në Prishtinë

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Përveç në Pejton, erërat e forta kanë rrëzuar një dru edhe në rrugën afër Muzeut në Prishtinë.

Sipas informatave të deritanishme nga rrëzimi i këtij druri, fatmirësisht, asnjë person nuk ka pësuar lëndime.

Pamjet nga ky incident i ka publikuar gazetari i RTK-së, Xhymret Veliu, duke thënë se në kohën kur u rrëzua lisi nuk ka pasur asnjë kalimtar aty afër.

“Isha dëshmitar kur u rrëzua ky lis përballë muzeut në Prishtinë, fatmirësisht nuk pati kalimtar në atë moment, por lisi kish qenë tërësisht pa rrënjë, ia kishin betonuar rrënjët”, ka shkruar Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat