Kjo është mosha mesatare e zjarrfikësve të Prishtinës

Prishtina

Kjo është mosha mesatare e zjarrfikësve të Prishtinës

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Brigada e zjarrfikësve në Prishtinë ka aktualisht 87 staf operativ. Por, sipas Malë Gashit, ushtrues detyre i komandantit të zjarrfikësve, kjo nuk është mjaftueshëm.

Gashi thotë se bazuar në statistika, kryeqyteti duhet t’i ketë 147 zjarrfikës.

“Në bazë të statistikave, atëherë i bie që vetëm Prishtina duhet t’i ketë 147 zjarrfikës operativë, pa e përfshirë që ne e mbulojmë edhe komunën e Fushë-Kosovës, Obilqit dhe Graçanicës. Është një numër, pothuajse, afërsisht, gjysma e njerëzve mungojnë. Me thënë në përqindje i bie diku 45%”, tha ai.

Sipas tij, mosha mesatare e zjarrfikësve është 49 afër 50 vjeç. Ai tregon se në vendet e zhvilluara zjarrfikësit shkojnë në pension në moshën 55-vjeçare.

“Mosha mesatare është 49 afër 50. Kështu që në vendet e zhvilluar në moshë 55 shkojnë në pension të rrergult, ndërsa në moshën 50-vjeçare shkojnë në pension të parakohshëm. Sepse është një punë që do një angazhim shumë të madh, një përgatitje psiko-fizike shumë të lartë, prandaj edhe kjo një prej faktorëve që ndikon jo mirë në shërbimin tonë”, tha ai në “Info Nata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat