Komuna e Prishtinës/ Asambleisti flet për gjendjen aktuale – ka një kërkesë për kryetarin Rama!

Prishtina

Komuna e Prishtinës/ Asambleisti flet për gjendjen aktuale – ka një kërkesë për kryetarin Rama!

Nga: M.H. Më: 9 gusht 2022 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës tashmë është në qeverisjen e kryetarit nga radhët e LDK-së, Përparim Rama.

Premtimet kanë qenë të mëdha që nga koha e fushatës dhe po vazhdojnë edhe tash gjatë kohës që është duke qeverisur.

E në lidhje me këtë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur asambleisti Gëzim Sveçla – Giza.

Ai u shpreh se Prishtina është në një gjendje të rëndë dhe se kemi pasur të bëjmë me një kryetar të papërgjegjshëm.

Derisa Sveçla pret që të kundërten ta bëj kryetari Rama, mirëpo është skeptik.

Prishtina sot është në gjendje më të keqe e më të rëndë se sa para marrjës së pushtetit nga Përparim Rama dhe koalicioni LDK-PDK. Kur kishim menduar se e kishim prekur fundin nga një kryetar i papërgjegjshëm dhe jostabil, si kryetari paraprak, dhe se nuk ka çfarë të bëhet më keq, erdhi zotëri Rama dhe na demantoj këtë konstatim.

Nuk ka asnjë projekt konkret sa i përketë investimeve kapitale që është bërë pēr këto tetë muaj qeverisje. 206 projekte të premtuara gjatë fushatës zgjedhore, asnjë i realizuar për këtë periudhë. Për më tepër, e pēr më keq, përveç tenderimit të një pjese të Rruges A nuk dijmë as që është filluar ndonjë projekt tjetēr”, u shpreh ai.

E tëra çfarë kemi parë, e që gjithësesi e përshendesim, është disa aksione për lirimin e hapësirave publike në sheshin kryesorë dhe në rrugët afër “Tregut të Gjelbër””, shtoi ai.

Derisa thotë që në përgjithësi, si rrumbullaksim, kemi të bëjmë me një keqmenaxhim e papërgjegjësi, më mungesë vizioni

Ndërkohë që rasti i fundit, 12 milionë euro për konsulencë, për këshilla, është alarm për neve si Lëvizje VETËVENDOSJE! e duhet të jetë edhe për qytetarët, OJQ-të e Organiztata e ndryshme, për të ngritur zërin dhe për të bërë krejt çfarë është e mundshme dhe krejt çfarë është e nevojshme për ta ndalur abuzimin e ekzekutivit të Prishtinës me paranë publike.

Në përgjithësi, si rrumbullaksim, kemi të bëjmë me një keqmenaxhim e papërgjegjësi, më mungesë vizioni, mungesë lidershipi e vobekësi të iniciativave e veprimeve konkrete. Ka shumë PR, shumë veprime kozmetike e asgjë substanciale e të mirëfilltē”, përfundoi Sveçla për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat