​Hapet konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj në UP

Prishtina

​Hapet konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj në UP

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2022-23.

UP-ja në vitin e parë të studimeve themelore, në afatin e dytë të konkursit për këtë vit akademik, do të regjistrojë 2144 studentë të rregullt.

Aplikimi në platformën online dhe dorëzimi i dokumentacionit fizik nis nga sot, më datë 8 shtator 2022 dhe zgjat deri më datë 16 shtator 2022, në ora 16.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat