Prindërit e “Naim Frashërit” me protestë kundërshtojnë grevën

Prishtina

Prindërit e “Naim Frashërit” me protestë kundërshtojnë grevën

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 08:45
Shkolla “Naim Frashërit”

Sot nga ora 12:00, Këshilli i Prindërve të shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë do të protestojë në shenjë pakënaqësie ndaj mosfillimit të procesit mësimor.

Protesta do të jetë njëorëshe dhe do të mbahet në oborrin e shkollës, thuhet në njoftim.

Ndryshe, SBASHK-u ka bërë të ditur se greva e nisur më 25 gusht, do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, për shkak të mosrealizimit të kërkesave për 100 euro shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat.

Një ditë më parë për të njëjtën çështje protestë pati edhe në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat