Çrregullohet komunikacioni në kryeqytet, nuk punojnë semaforët

Prishtina

Çrregullohet komunikacioni në kryeqytet, nuk punojnë semaforët

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Mosfunksionimi i semaforëve në disa rrugë të kryeqytetit, sot kanë shkaktuar kolona të gjatë të automjeteve, duke sjellë kështu edhe rreziqe për aksidente.

Udhëkryqi që lidhë rrugët “Bulevardi Bill Klinton”, me rrugën “Agim Ramadani dhe “Eqrem Çabej”, dhe mosfunksionimi i semaforit ishte shkak i kolonave të gjata, përkundër faktit se aty u panë edhe zyrtarët policorë.

Kurse, një rrezikshmëri edhe me e madhe ishte tek udhëkryqi që lidhë rrugën “Agim Ramadani”, me rrugët “Fehmi Lladrovci dhe “Xheladin Rekaliu”, pasi edhe aty i gjithë komunikacioni zhvillohej pa semaforë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat