Prishtina pritet t’i ketë rreth 100 biçikleta të saj, do të shfrytëzohen nga qytetarët

Prishtina

Prishtina pritet t’i ketë rreth 100 biçikleta të saj, do të shfrytëzohen nga qytetarët

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 16:56
Ilustrim

Prishtina pritet që të ndërtojë një sistem të biçikletave të cilat mund të përdoren nga gjithë qytetarët.

Këtë e bëri të ditur nënkryetari i kësaj komune, Alban Zogaj, i cili ka thënë se për realizimin e këtij projekti, organizata joqeveritare holandeze “Dutch Cycling Embassy” gjatë kësaj javës qëndroi në Prishtinë për të ndihmuar rreth dizajnimit të këtij sistemi.

“Dutch Cycling Embassy janë në Prishtinë këtë javë, për të na ndihmuar në dizajnimin e sistemit të parë të biçikletave të qytetit. Prishtina do të bëhet me biçikletat e veta, të cilat do të kemi mundësi t’i shfrytëzojmë të gjithë”, shkroi ai.

Zogaj konifrmoi se për këtë projekt është ndarë edhe buxheti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat