​Ngritet padi ndaj zyrtarëve të Prishtinës për lejimin e mbajtjes së “Festivalit Sunnyhill”

Prishtina

​Ngritet padi ndaj zyrtarëve të Prishtinës për lejimin e mbajtjes së “Festivalit Sunnyhill”

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Qytetarët Aktivë sot kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, lidhur me lejimin e mbajtjes së “Festivalit Sunnyhill” më 4-7 gusht 2022 pa vendim/pëlqim në parkun e mbrojtur të Gërmisë.

Kjo organizatë nëpërmjet një komunikate konsideron që zyrtarët me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer vepër penale të degradimit ose shkatërrimit të mjedisit, lejimit të kundërligjshëm të instalimeve që ndotin mjedisin, si dhe të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar të sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Kallëzimi penal është kundër Alban Zogaj - nënkryetar – Komuna e Prishtinës, Ilirik Musliu - drejtor i drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim – Komuna e Prishtinës, Habib Qorri – udhëheqës i sektorit për shërbime publike – Komuna e Prishtinës, Sabri Gashi – zyrtar për hapësira publike – Komuna e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat