Detaje nga djegia e shtëpisë në Prishtinë: E moshuara la petullat në vaj mbi shporetin e ndezur kur shkoi në spital

Prishtina

Detaje nga djegia e shtëpisë në Prishtinë: E moshuara la petullat në vaj mbi shporetin e ndezur kur shkoi në spital

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 07:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për shkak të rrugës së bllokuar nga makinat e parkuara në rrugë, zjarrfikësit e patën të pamundur të ndërhynë në kohë me mjetet e tyre, për të shuar zjarrin në një shtëpi në lagjen “Dardania” në kryeqytet.

Zjarri dogji kulmin e objektit duke e bërë kështu shtëpinë të pa banuar.

Një e moshuar, banuese në njërën nga hyrjet e këtij objekti, dyshohet se la petullat në vaj, mbi shporetin e ndezur.

Ajo kishte shkuar në qendrën e afërt mjekësore për t’u kontrolluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat