​Prishtina me fidanë të rinj në kujtim të Shën Nënë Terezës

Prishtina

​Prishtina me fidanë të rinj në kujtim të Shën Nënë Terezës

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 16:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

​Prishtina me fidanë të rinj në kujtim të Shën Nënë Terezës.

Me rastin e 25-vjetorit të Lumturimit të Shën Nënë Terezës, kryetari i Prishtinës Përparim Rama së bashku me drejtoreshën e Hapësirave Publike dhe Parqeve, Donika Çetta, kanë mbjellë sot fidanë në qendër të Prishtinës.

“Falënderoj jashtëmase drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani që krahas dy kryeqendrave shqiptare, Tiranës e Shkupit, e bëri edhe Prishtinën pjesë të kësaj nisme simbolike”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndryshe, Shën Nënë Tereza mbetet një nga figurat më ikonike e të dashura në historinë shqiptare, duke shërbyer si shembull i mirësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat