Sokol Havolli në krye të Prishtina Parking, Sveçla i VV-së: Në Kosovë çdo gjë mund të ndryshojë, përveç LDK-së

Prishtina

Sokol Havolli në krye të Prishtina Parking, Sveçla i VV-së: Në Kosovë çdo gjë mund të ndryshojë, përveç LDK-së

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 17:36
Gëzim Sveçla

Bordi i Përkohshem i Prishtina Parkingut ka publikuar rezultatet e kandidatëve për Kryeshef Ekzekutiv dhe Sokol Havolli ka dalë më i votuari.

Pas këtij vlerësimi, ka reaguar Gëzim Sveçla, që është kryetar i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

Ai ka shkruar se “Në Kosovë çdo gjë mund të ndryshoj, përveç LDK-së”.

“Gjenerata të ndryshme mendësi e njejtë: kapja, familja, partia, nepotizimi. Garda e re = garda e vjetër. Paketim i njëjtë”, thuhet në postimin e Sveclës, të cilit ia ka bashkëngjitur disa deklarata të tij, ku ai e ka paralajmëruar zgjedhjen e Havollit në krye të Prishtina Parkingut.

Sokol Havolli ka qenë zëvendëgurvernator i Bankës Qendrore të Kosovës dhe nga aty ka dhënë dorëheqje në muajin gusht të këtij viti.

Më herët, ai ka qenë këshilltar i ish-Kryeministrit Isa Mustafa dhe kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat