Testimi i qarkores njëkahëshe për automjete krijon tollovi në trafikun e Prishtinës

Prishtina

Testimi i qarkores njëkahëshe për automjete krijon tollovi në trafikun e Prishtinës

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 08:00 Përditësuar në ora: 09:44 më 28.10.2022
Foto nga vendngjarja

​Pas testimit të qarkores njëkahëshe për automjete, krijohenkolona në Prishtinë

Testimi i radhës i qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinë ka shkaktuar tollovi të madhe.

Hyrjet në kryeqytet janë bllokuar nga radhët e gjata të kolonave të automjeteve, ndërsa ngasësit e automjeteve thonë se ky testim po iu shkakton telashe në qarkullim.

Qytetari, Fatmir Krasniqi ka pasur kritika ndaj qeverisjes komunale. Ai shtoi se nuk ka qenë i informuar për këtë testim.

Edhe Valon Potera theksoi se ky testim iu ka shkaktuar tollovi në trafik.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar dy ditë më parë se testimi do të zhvillohet të premten, të shtunën dhe të dielën.

Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunës, rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE, rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, rruga ‘Ukshin Hoti’, dhe rruga ‘Robert Dolli’”.

​Unaza kryesore e Prishtinës bëhet njëkaheshe, krijohen kolona të gjata

Ka filluar sot testimi i shndërrimit të unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Sipas njoftimit, testimi do të vazhdojë deri të dielën.

Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete.

Sipas saj, qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.

------------------------------

Sot ka filluar testimi i tretë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Prishtinës, në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Testimi do të vazhdojë deri të dielën.

Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat