Qytetarët të pakënaqur me ‘eksperimentin” e Ramës

Prishtina

Qytetarët të pakënaqur me ‘eksperimentin” e Ramës

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 12:39
Foto nga vendngjarja

Ka nisur testimi i radhës i qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës, ku që nga orët e hershme të mëngjesit janë shkaktuar tollovi të shumta në qytet, duke u krijuar shumë kolona veturash e për këtë kryetari i Prishtinës ka thëne se mund të jetë njeriu më i urryer.

Qytetarët nuk janë të kënaqur me këtë situatë e cila është krijuar e që sipas tyre, nuk janë bërë përgatitjet e duhura që ky testimi të bëhet  gjatë ditëve të punës. Ndërsa, ekspertë të komunikacionit po vlerësojnë se është dashur të bëhet një hulumtim me i detajuar.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur se mund të jetë njeriu më i urryer për shkak të tollovisë së shkaktuar të premten në Prishtinë nga testimi i unazës njëkahore. Këto komente,  Rama i ka bërë në konferencën përmbyllëse të festivalit “Manifesta”. Qytetarët janë të pakënaqur me fillimin e testimit të unazës për shkak të tollovisë se krijuar. Në një përgjigjeje për Radio Kosovën ata thanë se është dashur të njoftohen më herët dhe se nuk është bërë organizimi i duhur nga ana e komunës.

 “Shumë keq! Ma  katastrofë nuk e di qysh me qenë! Është dashur komuna të lajmërojë shumë me herët rreth testimit. Negativisht e vlerësoi këtë eksperiment. Nuk kish shenja organizuese as nuk kish asgjë për të na orientuar. Nuk po me pëlqen hiq! Bazuar në përvojat e me hershme, nuk besoj që do të këtë rezultat”, shprehet një qytetar. 

Ekspertë të komunikacionit po vlerësojnë se unaza është e domosdoshme por se është dashur të bëhet një analizë më e thellë. Nol Dedaj i tha Radio Kosovës se për t’i shmangur tollovitë të cilat janë krijuar sot në rrugët e kryeqytetit, është dashur një hulumtim me i detajuar dhe se nuk ka informacione se a është bërë kjo nga ana e komunës.

 “ Ndoshta është dashur të hulumtohen edhe pak më shumë detajet e saj për të parë se si do të ndodhë. Unaza i ka disa karakteristika për t’u lëshuar ditëve të punës. Duhet të shqyrtohen dhe të hulumtohet  edhe numri i automjeteve të cilat kyçen edhe jashtë kryqëzimit të rrugës me unaze. Nuk kam informatë se a janë kryer ato hulumtime”, tha Dedaj për Radio Kosova

Për situatën e krijuar ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, për çfarë qytetarët e Prishtinës i ka quajtur minj eksperimentalë të një eksperimenti të çmendur! Në reagim thuhet se është papërgjegjësi e madhe t’i nënshtrohen qytetarët një stresi të tillë, duke ua kufizuar maksimalisht lirinë e lëvizjes dhe duke shkaktuar çrregullime në të gjitha segmentet e jetës. Komuna e Prishtinës ka njoftuar dy ditë më parë se testimi do të zhvillohet të premten, të shtunën dhe të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat