Trafiku Urban i liron sot nga pagesa të gjitha gratë dhe vajzat

Prishtina

Trafiku Urban i liron sot nga pagesa të gjitha gratë dhe vajzat

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Trafiku Urban në Prishtinë, ka njoftuar se për nder të “Prishtina Rozë”, të gjitha gratë dhe vajzat do të mund të udhëtojnë sot pa pagesë.

Njoftimi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare tyre në rrjetin social Facebook.

“Për nder të “Prishtina Rozë” më datën 29.10.2022 lirohen nga pagesa e biletës e gjithë personat e gjinisë femërore në transportin publik të “Trafikut Urban”.

Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njëjtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijesimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit!” – thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat