Rruga “Xhorxh Bush” më 8 janar hapet për qarkullim vetëm për autobusë

Prishtina

Rruga “Xhorxh Bush” më 8 janar hapet për qarkullim vetëm për autobusë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 11:23
Rruga “Xhorxh Bush”

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka folur për mbylljen për qarkullim të automjeteve, të rrugës “Xhorxh Bush”.

Ai ka theksuar se bulevardi “Xhorxh Bush” do të jetë bulevard argëtimi për festat e fundvitit deri më 8 janar të vitit të ardhshëm.

Zogaj ka theksuar se më 8 janar, kjo rrugë do të hapet për qarkullim fillimisht për autobusë.

“Më 8 janar, prapë e lirojmë për qarkullim, jemi duke mbledhur të dhëna në mënyre që fillimisht të fillojë qarkullimi i autobusëve, e pastaj të shkojmë drejt planifikimit tonë final që është kthimi i kësaj hapësire në shesh të përhershëm. Më 8 janar e kemi një plan që kjo rrugë të hapet, të kthehet në qarkullim, sidomos për autobusë, këtë po e them me siguri, dhe pastaj qarkullimi i autobusëve e liron pjesën tjetër”, ka theksuar Zogaj.

Ai ka theksuar se gjatë kësaj kohe janë duke mbledhur të dhëna për të marr pastaj edhe vendimin final për unazën e madhe njëkahëshe të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat