Nesër hapet Tregu i Fundvitit në Prishtinë

Prishtina

Nesër hapet Tregu i Fundvitit në Prishtinë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 17:30
Tregu

Hapja zyrtare e Tregut të Fundvitit do të bëhet nesër në kryeqytet. Kështu ka informuar sot komuna e Prishtinës, e cila ka bërë të ditur se hapja e tregut do të bëhet në orën 17:00 në sheshin “Xhorxh Bush”.

“Ejani të festojmë së bashku, me performancën muzikore nga Kori i fëmijëve “Okarina” dhe “String String”, është bërë e ditur në njoftim.

Kujtojmë që, rruga nga Katedralja deri në drejtim të Hotel Grand-it, është mbyllur për kalimin e veturave nga 25 nëntori deri më 08 janar 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat