Rama: Zgjerimi i sheshit ka qenë pjesë e programit tim elektoral

Prishtina

Rama: Zgjerimi i sheshit ka qenë pjesë e programit tim elektoral

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 21:55
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për ndryshimet që janë bërë gjatë këtij viti në rrugët e kryeqytetit.

Ai tha se shndërrimi i rrugës “George Bush” në shesh dhe ndryshime të tjera që janë bërë, kanë qenë pjesë e programit të tij elektoral.

“Çdo ndryshim i lëvizjes brenda qytetit fillimisht krijon një hezitim të lëvizjes së qytetarëve që i përdorin makinat në qytet sepse qytetarët gjatë ditës e kanë trasenë e njëjtë”, deklaroi Rama.

“E kam thënë edhe gjatë kampanjës që synimi ynë është që këmbësori të jetë i pari, trafiku urban, ai alternativ si biçikleta dhe trotinete i dyti dhe makinat të tretat”.

Sipas tij, sheshi i ri në rrugën “George Bush” do të hapet nga 8 janari për trafikun urban, por jo edhe për veturat private.

“Te katedralja deri më 8 janar do të jetë shesh, pra pa qasje të asnjë makine. Nga 8 janari hapet për trafikun urban, pra autobusët dhe taksitë, normal që rastet emergjente si ambulancat, policia, zjarrfikësit dhe të tjerët kanë qasje në çfarëdo kohe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat