Rama prezanton planin e fizibilitetit për Unazën e Kryeqytetit

Prishtina

Rama prezanton planin e fizibilitetit për Unazën e Kryeqytetit

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 22:09
Foto nga vendngjarja

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, pas zgjerimit të `Shëshit të Prishtinës`, po synon edhe realizimin e Unazës së Kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Prishtinës ka bërë të ditur se po vazhdon faza e projektimit për Unazën e Kryeqytetit bazuar në Planin e Mobilitetit dhe Planin Zhvillimor Komunal.

“Në takimin punues u prezantua plani i fizibilitetit dhe dizajni preliminar nga kompania daneze SWECO në konzorcium me InfraPlus.

Jemi në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për të siguruar mbarëvajtjen e proceseve nga të dy palët”, ka Shkruar kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat