Banorët në Kodrën e Trimave protestojnë pas vdekjes së 28-vjeçarit që u godit nga vetura

Prishtina

Banorët në Kodrën e Trimave protestojnë pas vdekjes së 28-vjeçarit që u godit nga vetura

Më: 3 janar 2023 Në ora: 10:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Natën e Vitit të Ri, 28-vjeçari, Arbnor Jupolli, u godit nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Ai më pas u dërgua në QKUK, mirëpo në orët e para të së dielës, vdiq.

Pas vdekjes së Arbnorit, banorët në lagjen Kodrën e Trimave, kanë dalë në rrugë për të protestuar.

Raportohet se shumë qytetarë janë aty dhe disa vetura janë vendosur në mes të rrugës.

Arbnori u varros më 1 janar në orën 16:00 në varrezat e fshatit Shajkoc të Podujevës.

“Ju njoftojme se sot me date 01.01.2023 ne oren 03:00 pas nje aksidenti nderroj jete vllau jone Arbnor (Shemsi) Jupolli .Ju njoftojm se varrimi behet ne varrezat e fshatit Shajkofc te Podujeves ne ora 16:00”, thuhet në postimin e familjes.

Image
Arbnor Jupolli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat