Drejtori i Inspekcionit viziton tregun me shumicë: Vërejtëm jashtëzakonisht shumë probleme

Prishtina

Drejtori i Inspekcionit viziton tregun me shumicë: Vërejtëm jashtëzakonisht shumë probleme

Më: 8 janar 2023 Në ora: 11:24
Drejtori i Inspekcionit

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Prishtinë, Florian Dushi bashkë me inspektorët e zonës dhe zyrtarët e AKP-së ka vizituar tregun me shumicë të kryeqytetit.

Dushi ka thënë se ka vërejtur jashtëzakonisht shumë probleme me të cilat tha se do të merret gjatë ditëve të ardhshme.

“Vërejtëm jashtëzakonisht shumë probleme me të cilat do të merremi intenzivisht gjatë ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftim.

“Presim mirëkuptimin e shitësve për veprimet e Drejtorisë së Inspekcionit që për qëllim kanë vendosjen e rendit në këtë ambient i cili për shkak të mënyrës se si funksionon aktualisht dhe papastërtisë që gjetëm aty, përveç tjerash, rrezikon seriozisht edhe shëndetin e qytetarëve blerës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat