Fillon punëtoria dyditore e Qendrës së Prishtinës

Prishtina

Fillon punëtoria dyditore e Qendrës së Prishtinës

Më: 28 janar 2023 Në ora: 16:39
Foto nga takimi

Fillon punëtoria dyditore e Qendrës së Prishtinës, ku po trajtohen aspektet e organizimit të brendshëm, përfaqësimin në institucionet lokale dhe planin e veprimit të aktiviteteve tona.

Kryesia e Qendrës së Prishtinës, grupi ynë i Asamblistëve në Kuvendin Komunal, përfaqësues të RVV-së dhe GVV-së, bashkërisht po diskutojmë dhe paraqesim propozime për rritjen tonë organizative e për forcimin e pozitës përfaqësuese.

Punëtoria vazhdon edhe nesër me tema të tjera të rëndësisë së vecantë për organizatën dhe për qytetin në përgjithesi.

Diskutimet e tilla të brendshme dhe propozimet e nxjerra janë garancë për qëndrimin objektiv të subjektit tonë si opozita më e madhe dhe konstruktive në Kuvend Komunal. Ka qenë një vit intensiv, por punën do ta shtojmë edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat