Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për promovimin e matematikës në shkollat e Prishtinës

Prishtina

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për promovimin e matematikës në shkollat e Prishtinës

Më: 30 janar 2023 Në ora: 18:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për promovimin e matematikës në shkollat e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati, e cila tha se këtë marrëveshje e nënshkruan bashkë me ambasadorin matematicien, Qëndrim Gashin.

Po na presin shumë aktivitete që e rrisin dëshirën për të mësuar matematikën. Me Ambasadorin matematicien Qëndrim Gashi, e nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për promovimin e matematikës në shkollat e Prishtinës.

Përderisa po flasim që profesionet e së ardhmes janë në STEM, matematika është e domosdoshme për të qenë pjesë e të ardhmes”, ka shkruar Musmurati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat