Njëvjetori i fillimit të luftës në Ukrainë, Kuvendi i Prishtinës me seancë solemne në mbështetje të popullit ukrainas

Prishtina

Njëvjetori i fillimit të luftës në Ukrainë, Kuvendi i Prishtinës me seancë solemne në mbështetje të popullit ukrainas

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 17:07
Kuvendi i Komunës së Prishtinës

Nesër bëhen një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në këtë përvjetor, Kuvendi i Komunës së Prishtinës do të mbajë seancë solemne në mbështetje të popullit ukrainas, në shenjë solidarizimi dhe thirrje për paq.

Në këtë seancë do të jenë të pranishëm edhe gazetaret ukrainase.

“Nesër, me datë 24 shkurt 2023, Kuvendi i Kryeqytetit do të mbajë Seancë Solemne në mbështetje të popullit ukrainas, në shenjë solidarizimi dhe thirrje për paqe – agjendën për të cilën e gjeni bashkëlidhur.

10:00 Pritja e mysafirëve

10:15 Nisja e seancës

10:30 Fjalët e rastit

11:40 Përfundimi i seancës

11:45 Të pranishmit renditen përpara godinës së Komunës ku së bashku me një grup fëmijësh do të lëshojnë në qiell disa pëllumba të bardhë për të dhënë mesazhin për paqe”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat