Rama pret në takim Krasniqin, i dhuron "Hyjneshën në Fron"

Prishtina

Rama pret në takim Krasniqin, i dhuron "Hyjneshën në Fron"

Më: 13 mars 2023 Në ora: 17:17
Foto nga takimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama priti sot në takim kampionin e botës në boks, Robin Krasniqin.

Me këtë rast, Rama i dhuroi "Hyjneshën në Fron", duke shprehur kështu vlerësimin e lartë për punën dhe sukseset e Robin Krasniqit, i cili ka lartësuar kombin shqiptar deri në majat e boksit botëror profesionist.

Ndërsa, kampioni i boksit, Robin Krasniqi, siç u bë e ditur në komunikatë, u shpreh mirënjohës për mirëpritjen dhe "Hyjneshën" e pranuar.

Ai konfirmoi se do të vazhdojë me punën dhe përkushtimin e tij në kërkim edhe të sukseseve tjera në boks.

Kujtojmë që, Robin Krasniqi ka filluar të merret me boks që nga viti 2005, ndërsa ka debutuar në boksin profesional që në moshën 18-vjeçare pa përvojë paraprake në boksin amator.

Dashuria dhe pasioni i Robin Krasniqit për boksin gjatë karrierës së tij është shpërblyer me shumë tituj të rëndësishëm në boksin profesionist, disa prej të cilëve janë: WBA (Interim) / IBO-Light-Heavyweight World Champion 2020; EBU Super-Middleweight European Champion 2018; WBA & WBO Super-Middleweight International Champion 2016; WBA Light-Heavyweight World Title Contender 2015; WBA Light-Heavyweight Continental Champion 2014; WBA Light-Heavyweight International Champion 2014; WBO Light-Heavyweight World Title Contender 2013; WBO Light-Heavyweight European Champion 2011-2012; German Champion - Light-Heavyweight 2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat