Bllokohet rruga “Agim Ramadani”, linjat e autobusëve nr 1 dhe 3C do të ndryshojnë në fundjavë

Prishtina

Bllokohet rruga “Agim Ramadani”, linjat e autobusëve nr 1 dhe 3C do të ndryshojnë në fundjavë

Më: 7 prill 2023 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë do të bllokohet në fundjavë, si shkak i punimeve.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, nga faqja e Trafikut Urban në Prishtinë, ku tutje thuhet se si pasojë e kësaj linjat e autobusëve nr 1 dhe 3C do të ndryshojnë në fundjavë.

“Bazuar në pëlqimin nga Drejtoria për Shërbime Publike pran Komunës së Prishtinës për bllokim të rrugës “Agim Ramadani” me datën 08.04.23 dhe 09.04.23 (dite e shtune dhe e diel) për shkak të punimeve të cilat do të kryhen nga Ndërmarrja Publike “Termokos”, do të ndryshon edhe rrjedhja e qarkullimi të trafikut. Autobusët e linjës nr. 1, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën “Eqrem Çabej”.

“Autobusët e linjës nr. 3c, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën ““Eqrem Çabej” për tu vazhduar në Bulevardin “Xhorxh Bush”, rrugën “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat