Prishtina as sivjet s’fillon ndërtimin e banesave me kosto të përballueshme

Prishtina

Prishtina as sivjet s’fillon ndërtimin e banesave me kosto të përballueshme

Më: 8 prill 2023 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Projekti për ndërtimin e rreth 800 banesave me kosto të përballueshme në Bërnicë të Epërme nga ana e Komunës së Prishtinës, ende nuk ka filluar.

Banesat e lagjes Model, ishte planifikuar që të iu takojnë shërbyesve civilë, ndërtimi i të cilave u premtua nga ish-kryetari Shpend Ahmeti, i cili s’dha ndonjëherë arsye se përse nuk dha dritën e gjelbër për realizimin e tij, raporton Ju Flet Prishtina.

E Ndërmarrja Publike Banesore e cila ishte kontraktuar për të bërë projektin ideor, tashmë ka vite që e ka kryer punën e saj për të.

Buxheti i cili kërkohet për ndërtimin e kësaj lagjeje është 50 milionë euro.

Tashmë qeverisja aktuale e Prishtinës ka vendosur që gjë në terren mos të bëhet këtë vit, pra mos të nisë krijimi i lagjes meqë s’e ka përfshirë në buxhetin e këtij viti.

Por, sipas drejtoreshës për Planifikim Strategjik e Zhvillim të Qëndrueshëm, Mimoza Sylejmani, Komuna përsëri do të merret me detajet e këtij projekti.

Se kur do të jetësohet ose nëse do të realizohet ky projekt nga qeverisja Rama, Sylejmani tha se do të vendoset së shpejti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat