Rrëshqitje e dheut në Vetërnik, Fushtica: Po mundohemi të intervenojmë për sigurinë e qytetarëve

Prishtina

Rrëshqitje e dheut në Vetërnik, Fushtica: Po mundohemi të intervenojmë për sigurinë e qytetarëve

Më: 10 prill 2023 Në ora: 17:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në Vetërnik.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka thënë për Klankosova.tv se ekipet përgjegjëse janë në terren dhe po mundohen që të intervenojnë sa më parë.

“Jemi duke e përcjell rastin. Ka ndodhur që disa here në këtë vend. Kjo i takon Ministrisë së Infrastrukturës, por ne për shkak të sigurisë së qytetarëve po mundohemi që të intervenojmë sa më parë”, tha Fushtica.

“Ekipet përgjegjëse janë në terren. Ne ua kemi përcjell informacionet edhe 112-shit e po ashtu edhe Ministrisë së Infrastrukturës, mirëpo ne po shikojmë që ta pastrojmë vendin dhe të mos t’ua lëmë ministrisë”, theksoi ai.

Në Vetërnik ka disa herë që po ndodhin rrëshqitje të dheut shkaku i reshjeve.

Menaxhimi i rrugëve magjistrale i takon Ministrisë së Infrastrukturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat