Nis ndërtimi i një shkolle në kryeqytet/ Xhaferi: Punimet do të bëhen me standardet më të larta

Prishtina

Nis ndërtimi i një shkolle në kryeqytet/ Xhaferi: Punimet do të bëhen me standardet më të larta

Më: 13 prill 2023 Në ora: 10:25
Ndertimi i shkolles

Ka nisur sot ndërtimi i Shkollës së Mesme “7 shtatori” në Prishtinë. Lajmin e ka dhënë Krenar Xhaferi, Drejtor të Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës.

Ai ka thënë se investimet e tilla japin vlerë ndërsa punimet do të bëhen me standardet më të larta, transmeton IndeksOnline.

Postimi i drejtorit Xhaferi:

Një super lajm për Kryeqytetin dhe për nxënësit e qytetit tonë!

Së bashku me Kryetarin Perparim Rama dhe drejtoreshën Besianë Musmurati, filluam punimet për ndërtimin e Shkollës së Mesme “7 shtatori” në Prishtinë.

Investimet e tilla japin vlerë. Punimet do të bëhen me standardet më të larta. Identiteti i kësaj shkolle do të mbetet i veçantë!
Vazhdojmë hapërimin prej projektit në projekt! DIKMK kryeqyteti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat