Shenjëzohen parkingjet në Prishtinë, aksioni edhe në lagjet e tjera

Prishtina

Shenjëzohen parkingjet në Prishtinë, aksioni edhe në lagjet e tjera

Më: 15 prill 2023 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Prishtina Parking ka vazhduar aktivitetin në kuadër të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e komunës së Prishtinës.

Sot janë shenjëzuar parkingjet në rrugën “Qatim Bobaj” në Bregun e Diellit.

Prishtina Parking ka njoftuar se ky aktivitet do të vazhdojë edhe në lagjet e tjera të kryeqytetit.

“Vlerësojmë durimin, mirëkuptimin dhe pëkrahjen e banorëve përgjatë realizimit të shenjëzimit” thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Ky është njoftimi i plotë:

Sapo përfunduam shenjëzimin e parkingut në rrugën “Qazim Bobaj” në lagjen Bregu i Diellit.

Prishtina Parking mbetet e përkushtuar për t’ju ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm ku përmes shenjëzimit siguron që çdo vend parkim të jetë i përcaktuar qartë.

Vlerësojmë durimin,mirëkuptimin dhe pëkrahjen e banorëve përgjatë realizimit të shenjëzimit.

Gjithashtu, ju informojmë se së shpejti do të vazhdojmë me shenjëzimin e rrugëve dhe lagjeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat