Banorët e Kodrës së Trimave ankohen në tregtarët e shpezëve që nuk i largojnë mbetjet

Prishtina

Banorët e Kodrës së Trimave ankohen në tregtarët e shpezëve që nuk i largojnë mbetjet

Më: 25 prill 2023 Në ora: 21:24
Ata po i lënë mbetjet e shpezëve aty

Disa hapësira të lagjes “Kodra e Trimave” në kryeqytet tregtarët po i shfrytëzojnë për pazar tash e 15 vjet. Veçse kujdesin ndaj këtij vendi e kanë tejet të vogël.

Ata po i lënë mbetjet e shpezëve aty. Banorët e kësaj pjese të Prishtinës po frikësohen se për shkak të kësaj do të mund të përballen me ndonjë sëmundje.

Derisa thonë se pas këtyre mbetjeve po bëhet edhe grumbullimi i qenve endacakë e që kjo po shkakton panik për fëmijët.

Nga Komuna e Prishtinës thonë se nuk janë në dijeni për një veprimtari të tillë të vazhdueshme  në këtë zonë të kryeqytetit, derisa treguan se inspektorët do të dalin më shpesh në terren për të kontrolluar.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, treguan se i kanë kërkuar autoriteteve komunale rregullim ligjor të tregtimit të kafshëve e që sipas tyre këta të fundit ende nuk kanë filluar diçka rreth kësaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat