Shefi i kabinetit të Konjufcës: Përparim Rama e ka të lehtë zgjidhjen e problemeve të lagjes “Kalabria”

Prishtina

Shefi i kabinetit të Konjufcës: Përparim Rama e ka të lehtë zgjidhjen e problemeve të lagjes “Kalabria”

Më: 27 prill 2023 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ka thënë se lagja “Kalabria” në Prishtinë nuk gëzon gëzon shërbimet e ndërmarrjes publike “Termokos” për arsye të panjohura.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se zgjidhje qytetarëve të kësaj zone mund t’u bëjë kryetari i komunës, Përparim Rama, dhe drejtori i “Termokos”, Fisnik Osmani.

“Ka tash e disa ditë prej se në media nga zyrtaret komunal po reklamohet fillimi i rrugës A, dhe po flitet për lagjen Kalabria. Rruga A do duhej të fillonte nga e mbara dhe të shpëtohen banorët e kësaj zone ku ka disa vite që bashkëjetojnë me kundërmimin që ndodh në këtë zonë”.

“Kjo lagje e cila po shihni në foto është jo më shume se 1km distancë prej ndërmarrjes publike ‘Termokos’, dhe jo me larg se 200 metra prej lidhjes së fundit të ngrohtores e cila nuk gëzon shërbimet e ndërmarrjes publike për arsye të panjohura”.

“Kryetari Përparim Rama dhe kryeshefi i Termokosit ‘Fisnik Osmani’, e kanë shumë të lehtë zgjidhjen e problemeve të lagjes ‘Kalabria’, e cila nga kjo pjesë ka jo me pak se 15,000 banorë, duke bërë lidhjen e ngrohtores për qytetarët dhe duke filluar punimet e rrugës A nga e mbara”, ka shkruar Kërçeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat